Ballina Aktualitet “Hjeksi me rojen” nderojnë viktimën! Ja si i poshtron e bija dhe...

“Hjeksi me rojen” nderojnë viktimën! Ja si i poshtron e bija dhe familja e Azemit (Video)

17

Sali Berisha dhe kreu i PD Luzlim Basha kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për 22-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Azemi bën ‘bashkë’ Rudinën, Berishën dhe

Në këtë ceremoni nuk mund të mungonte as vajza e Azemti, Rudina e cila shoqërohej nga nëna, vëllai dhe kunata e saj. Gjatë ceremonisë u vu re një indiferentizëm i Rudinës ndaj Berishës dhe Bashës.

Azemi bën ‘bashkë’ Rudinën, Berishën dhe

Ja çfarë shkruan Lulzim Basha për Azem Hajdarin:

Në përvjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë jetën dhe veprën e njeriut, që ia fali rininë dhe energjinë e tij demokracisë dhe lirisë.frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.

Vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit është përjetë shembull frymëzimi, për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie Europiane, të një Shqipërie demokratike ku qytetarët janë zot të fateve të tyre.

E sotmja është po ashtu një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.

Vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë por edhe të popullit shqiptar për ndryshim. Ndaj është koha që me frymëzimin e Azemit dhe bashkëluftëtarëve të tij të viteve ’90, të hapim rrugën e lirisë, demokracisë, mundësive të barabarta, Shqipërisë si gjithë Europa.

I përjetshëm qoftë kujtimi i heroit të demokracisë, simbolit të luftës dhe përpjekjeve për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Ndërsa Sali Berisha shkruan: Nderim kujtimit dhe vepres te pavdekshme te Tribunit te Lirise, Azem Hajdari dhe sivllaut te tij Besim Çera ne pervjetorin e renies se tyre. Azem ti je gjalle! sb