Ballina Kuriozitete I dënuar me v.de.kje, më pas me b.urg.im përjetë, lirohet pas 37...

I dënuar me v.de.kje, më pas me b.urg.im përjetë, lirohet pas 37 vitesh si i pafajshëm. Akuzat që rëndonin mbi të dhe zb

34

Një burrë nga Tampa në SHBA, u lirua nga burgu të enjten pasdite pas 37 vitesh pas hekurave i dënuar për një vrasje dhe përdhunim.

Robert DuBoise, 55 vjeç, u largua i lirë pas një hetimi 11-mujor, ku u arrit në përfundimin se ishte i pafajshëm. “Jam thjesht i lumtur që u ktheva në shtëpi me familjen time,” tha ai. “Është një ditë e bukur”- theksoi.

Gjëja e parë që DuBoise tha se bëri ishte të përqafonte nënën e tij, Myra dhe motrën, Harriett. Të dy gratë thonë se kurrë nuk kanë hequr dorë nga shpresa.

Susan Friedman, një avokate me Projektin e Pafajësisë, tha se mocioni i lirimit që u dha është si “zgjimi nga një makth” për DuBoise.

“Natyrisht ky është një moment që ai dhe familja e tij kanë pritur për gati 37 vjet,” tha Friedman.

Ai pranon se ishte i lodhur nga gjithçka kishte ndodhur, duke shtuar se seancat dëgjimore me kusht ishin veçanërisht të vështira.

Gjatë një seance në 8:30 të mëngjesit të mërkurën, një gjykatës miratoi propozimin për të liruar DuBoise.

“Ashtë një ditë e shkëlqyeshme për drejtësinë. Dënimet e gabuara janë në kundërshtim me vetë fibrat e sistemit tonë. Ata ndëshkojnë të pafajshmit ndërsa lejojnë kryerësin e vërtetë të dalë i lirë,” tha Avokat i shtetit Andrew Warren.

Provat e ADN-së që çuan në lirimin e DuBoise identifikuan dy burra të tjerë në vrasjen dhe përdhunimin e Barbara Grams, sipas zyrtarëve. Një prej burrave u klasifikua si një “kontribues i madh”, dhe një u klasifikua si “kontribues i vogël”.

Zyrtarët thonë se i pari është identifikuar dhe është një person me interes për një hetim në vazhdim. Ata thonë se personi me interes nuk përbën kërcënim për sigurinë publike në komunitet.

DuBoise në një moment u dënua me vdekje – që u ndryshua më pas në burg të përjetshëm.

DuBoise thotë se është i ngazëllyer të mësojë se si të përdorë një smartphone, kompjuter dhe të hajë një burger vegjetarian pasi nuk ha mish.

Ai gjithashtu thotë se planifikon të ketë një punë duke punuar si elektricist apo hidraulik.