Ballina Aktualitet I dërgonte të atit ushqime tek Infektivi, pas tri ditësh merr vesh...

I dërgonte të atit ushqime tek Infektivi, pas tri ditësh merr vesh se kishte ndërruar jetë

14

Një lloj misteri i rrethon spitalet Covid në vend. Që nga rastet ekstreme ku disa pacientë janë vetëhedhur nga katet e larta të tyre duke i dhënë fund jetës, e deri të mungesa e informacionit se çfarë ndodh brenda katër mureve të tyre dhe qytetarë që me ankth presin të mësojnë diçka në lidhje me shëndetin e të afërmve; është kjo panorama e përgjithshme e krijuar.

Denoncimet e këtij lloji janë të shumta, ndërsa i fundit vjen në lidhje me Spitalin Infektiv, ku një i ri rrëfen se i ati kishte ndërruar jetë, ndërsa ky vazhdonte t’i dërgonte ushqime.

Ai shton se është njoftuar në mënyrë jo zyrtare në lidhje me lajmin e hidhur dhe ka shkuar ta kërkojë atë në morg, por as aty nuk ka marrë përgjigje.

I riu u shpreh:

Unë kam babin tim prej tre ditësh atje dhe tani më erdhi lajmi nga jashtë që ai ka vdekur, unë sot i dërgoj ushqime.

A hanë të vdekurit ushqime?! “Ka njeri të më japi një përgjigje se çfarë është bërë se nuk më japin përgjigje as tek infektivi dhe as në morg.