Ballina Aktualitet I dyshuar për v.rasjen e bujshme në ish-Bllok, a.rrestohet në Dubai Eldi...

I dyshuar për v.rasjen e bujshme në ish-Bllok, a.rrestohet në Dubai Eldi Dizdari

20

Pas një operacion të gjatë ndërkombëtar antid.rogë, mësohet se është a.rrestohet i shumë kërkuari Eldi Dizdari.

Dizdari, i cili dyshohet se është një nga krerët e k.okainës në Shqipëri, u kap në Dubai. I a.rrestuar për llogari të Interpol Tiranës, Dizdari mendohet se është i përfshirë edhe në v.rasjen e bujshme në ish-Bllok, në datë 4 tetor 2018.

Biznesmeni Dizdari cilësohet nga hetuesit si person kyç, ndërsa nga hetimet e policisë dyshohet se ai kishte konflikt me Ervin Matën, të dashurin e këngëtares së njohur Elvana Gjata, për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të madhe k.okaine.

Dyshohet se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj, i cili mbeti i plagosur në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Eldi Dizdari është bashkëshorti i ish-Miss Shqipëria, Suada Sherifi, me të cilën kanë dhe një fëmijë.