Ballina Aktualitet I prekur nga COVID, ndërron jetë Kryekomisari, Shefi i Anti-Drogës në Drejtorinë...

I prekur nga COVID, ndërron jetë Kryekomisari, Shefi i Anti-Drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

16

Situata e rënduar me COVID edhe në policinë e shtetit. Burimet bëjnë me dije se 16 efektivë policie janë konfirmuar pozitiv më COVID-19 në 24 orët e fundit.

Pesë efektivë janë të shtruar në spital, ndërsa në total të infektuar për momentin janë 317 efektivë.

Që nga fillimi i pandemisë janë 699 efektivë të infektuar, ndërsa që nga fillimi deri tani janë 10 të vdekur.Një njoftim i fundit sot në mëngjez Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu është infektuar nga koronavirusi.

Mësohet se ai ka rezultuar pozitiv dy ditë më parë. Aktualisht ai ndodhet i vetëkarantinuar në banesën e tij.

Veliu ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore me simptoma të lehta teksa po merr trajtim mjekësor në shtëpi.

Në vendin e tij është komanduar zëvendës drejtori i Policisë, Albert Dervishaj.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë nga COVID-19 Kryekomisari Florian Pema, shefi i Anti-drogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Punonjësi i lartë i Policisë së Shtetit, 44-vjeçari Florian Pema ka ndërruar jetë në banesën e tij disa ditë pasi ishte prekur nga koronavirusi.