Ballina Aktualitet I prekuri me Covid u hodh nga ballkoni, reagon QSUT për ngjarjen...

I prekuri me Covid u hodh nga ballkoni, reagon QSUT për ngjarjen e rëndë

19

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot paradite në spitalin Infektiv, ku një pacient me Covid-19, u hodh nga kati i tretë, e fatmirësisht shpëtoi vdekjes.

Identifikohet pacienti që u hodh sot nga ballkoni i Infektivit, ja kush është 69-vjeçari që bëri aktin e rëndë (EMRI)
Në reagimin zyrtar thuhet se “pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali”.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.

Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!”, thuhet më tej në reagim.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se stafi mjekësor në Spitalin Infektiv po bën përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetën e pacientit, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në spitalin Infektiv, ku një pacient tentoi të kryente aktin tragjik.

Pacienti me inicialet R.G., 69 vjeç aktualisht është nën kujdesin e mjekëve të këtij spitali.

Në këto ditë të vështira të përballjes me Covid-19, kur mjekët tanë po bëjnë një sakrificë të jashtëzakonshme, sigurojmë Qytetarët se jemi në krye të detyrës dhe askush nuk do të mbetet pa marrë shërbim mjeksor!

Në këto momente nevojitet bashkëpunim dhe drejtësi në përcjelljen e informacioneve, për të ndihmuar mbi të gjitha stafet mjekësore që janë 24 orë në shërbim, siç kanë bërë dhe do të bëjnë deri në fund të kësaj beteje!