Ballina Aktualitet “Iliri patriot numër 1 dhe Mona më e fortë se Maradona”! Mesazh...

“Iliri patriot numër 1 dhe Mona më e fortë se Maradona”! Mesazh qesharak i kalamajve të gënjyer LRI që presin të

23

Gjatë një takimi me kalamajt e zonve rurale të Durrësit Kryemadhi është suprizuar me një dhuaratë nga të rinjtë e LSI-së, për veten dhe bashkëshortin e saj, presidentin Ilir Meta.

Ishin dy fanella, ku pas tyre mbanin emrat përkatës, ku bluza e Metës kishte mbishkrimin “Patriot” dhe numri 1, ndërsa e Kryemadhit; “Mona, më e fortë se Maradona”.

Ndërkohë, Kryemadhi propozoi që të rinjtë do të ishte mirë që t’ia jepnin vetë kreut të shtetit bluzën.

Unë iu jam shumë mirënjohëse dhe dua të falenderoj të gjithë grupin organizator që arritët të bënit një takim të mrekullueshëm në këtë ditë që Zoti ua dhuroi ju, duke u lutur dhe duke i kërkuar Zotit që t’ju ruaj ju, familjet tuaja, të ketë kujdes për ju.

T’ju japi mundësinë, mençurinë dhe t’ju ndriçojë shpirtin që të bëni gjërat e duhura për familjet tuaja, për veten tuaj, për të ardhmen tuaj. Zoti iu bekoftë ju, bekoftë shqiptarët kudo që janë, sepse vetëm kujdesja e Zotit dhe dora e Tij do të na drejtojë në rrugën e duhur. Si gjithmonë pa ëndrrat tuaja, pa vrullin tuaj, pa dëshirat tuaja ajo nuk do të jetë e mundur.

Ndaj mirë se erdhët në LSI! Ne kemi dhe traditën që do të shpërndajmë kartat e LSI dhe kjo është forca e LSI, energjia e LSI, themeli i LSI. Ikin dhe vijnë njerëz pa fund, por e vetmja gjë që ngelet është rinia, ajo që nuk ndahet asnjë moment nga LSI.”, tha Kryemadhi.