Ballina Aktualitet Infektohet me COVID-19 aktorja Mariana Kondi, ja si është gjendja e saj...

Infektohet me COVID-19 aktorja Mariana Kondi, ja si është gjendja e saj shëndetësore

16

Aktorja e madhe e humorit shqiptar, Mariana Kondi është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka dhënë vet aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqet në shtëpinë e saj dhe duket në gjendje të mirë shëndetësore.

Mariana shkruan se më parë dëgjonte çdo njeri që i fliste rreth virusit, ndërsa tani është lodhur dhe ka vendosur të dëgjojë vetëm profesionistët.

“Të falënderoj Dr.Pipero për këshillën e rëndësishme që më dhe! Mos shiko dhe mos dëgjo se ç’thonë njerëzit… vetëm mjekun specialist! U lodha duke dëgjuar mendimtarët idiot, futur edhe unë brenda dhe për pak sa i besoja plotësisht! Jooo! Dëgjoni vetëm mjekun dhe jo frikë, por përkushtim ndaj vetes!”, ka shkruar aktorja krahas fotos.