Ballina Aktualitet “Investim i shumëpritur”! Kryeministri Rama bën publik projektin e rëndësishëm (Video)

“Investim i shumëpritur”! Kryeministri Rama bën publik projektin e rëndësishëm (Video)

20

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një video nga kantieri i ndërtimit në maternitetin e Beratit.

Rama shkruan se ky është një investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone dhe që po ndërtohet nga themelet.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e shëndetësisë në maternitetin e Beratit, investim i shumëpritur për banorët e kësaj zone, që po ndërtohet nga themelet, ju uroj një ditë të mbarë. Vijon puna pa u ndalur për të rindërtuar infrastrukturën shëndetësore, nga qendrat shëndetësore në spitale, për akses, siguri dhe cilësi për qytetarët, afër vendbanimit për Shëndetësinë Që Duam”, shkruan Rama krahas videos.