Ballina Aktualitet Ish-ministri i LSI-së ofendon deputetët e opozitës, nuk kursen as femrat: Copa...

Ish-ministri i LSI-së ofendon deputetët e opozitës, nuk kursen as femrat: Copa mishi me dy sy!

33

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar opozitën e re parlamentare duke e cilësuar si copa mishi me dy sy.

Në një koment në rrjet, Manjani shkruan “Mirë e ka Rama që nuk lë Fevzon të nxjerrë në Opinion opozitën e re.

Por pse i nxjerr Gramozi në foltoren e Kuvendit është pyetja? Para se tja kërkojë Fevoz këtë favor, le tja kërkojë Gramozit më parë. Apo sja mban?!”.

Komenti i ish-ministrit Manjani:

Mirë e ka Rama që nuk lë Fevzon të nxjerrë në Opinion opozitën e re.

Diskretitues janë, pa dyshim! Copa mishi me dy sy, që s’kanë haber e sdinë as ç’flasin.

Por pse i nxjerr Gramozi në foltoren e Kuvendit është pyetja?

Para se tja kërkojë Fevoz këtë favor, le tja kërkojë Gramozit më parë. Apo sja mban?!