Ballina Aktualitet Ish ministri Manjani shpërthen keq ndaj opozitës: E neveritshme se si politikani...

Ish ministri Manjani shpërthen keq ndaj opozitës: E neveritshme se si politikani ‘hero’ me pranga në duar në protestë k

15

Ish ministri Ylli Manjani ka bërë një deklaratë të fortë, ku e cilëson si të neveritshme protagonizmin e ish-deputetëve të opozitës lidhur me shembjen e Teatrit.”

Statusi i Manjanit:

I kuptoj ata që duan të promovohen në politikë, sa herë përplasen me policët.

E neveritshme është, por kështu siç është katandisur bërja e karrierës në politikë, për fat të keq bëhet i kuptueshëm protagonizmi i politikanit “hero”.

Ose i medemek “qytetarit protestues” që gjendet me pranga në duar para kamerave.

Ideja është pra, që të spikatesh në sytë e udhëheqjes së partisë përkatëse, me qëllim që kjo e fundit të të bëjë deputet.

Një palë pranga në duar në një protestë, një grevë urie me direktivë nga lart, apo një kapërcim gardhi policor të garantojnë një mandat deputeti. Ky është kriteri. Të paktën deri më sot kështu ka qenë.

Normale, brenda anormales.

Por, nuk i kuptoj në asnjë rrethanë njërzit e zakonshëm, komentues apo analistë publikë, që kërkojnë me çdo kusht politikanin “hero”..!?

S’ua marr vesh fare entuziazmin kur politikani përplaset me policin?!

Aq shumë eksitohen, saqë kur ky i fundit, pra polici, rreh një qytetar të zakonshëm mezi bëhet lajm…

Ky takëm i kërkon politikanët të jenë “heronj” në opozitë dhe pastaj kur “heroi” vjen në pushtet jua fut sa krahu…

Gabimi i përhershëm që vijon të përsëritet me besnikëri…

Po mjaft more me politikanë “heronj”! Nuk u ngopët nga e futmja?!

Vendi ka nevojë për njerëz normalë e të zakonshëm.

P.S. ky argument vlen për të gjithë partitë njësoj. Jo vetëm këto kohë, por në çdo kohë…