Ballina Aktualitet Ish ministri Panariti: Oksigjenimi në kohë është kritik, intubimi është thuajse dënim...

Ish ministri Panariti: Oksigjenimi në kohë është kritik, intubimi është thuajse dënim me vdekje

22

Numri i rasteve të infektuar sa vjen dhe rritet me ritme të shpejta, po ashtu edhe rastet që kanë humbur jetën.

Me një thirrje urgjente ka dalë ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për ndryshimin e protokollit të trajtimit të të prekurve me COVID-19.

Ai shprehet se duke sugjeruar trajtimin në shtëpi me oksigjen kur pacienti ka vështirësi në frymëmarrjen.

“Por intubimi si masë ekstreme, për të shpëtuar jetë është thuajse dënim me vdekje. Prandaj oksigjenimi në kohë është kritik dhe shpëtues jete, sepse mund të parandalojë intubimin,” shmruan Panariti.

E plotë:

Ndryshoni protokollin e trajtimit! Pajiseni edhe shërbimin parësor me instrumentat bazë për tu shërbyer të sëmurëve me trajtim edhe në shtëpi…

Përdorini paratë e koncesioneve dhe koncensionarëve që nuk vlejnë për asgjë! Sepse spitalet janë në kolaps nga dyndjet.

Numri i të infektuarve është në rritje alarmante. Filloni oksigjenim edhe në shtëpi, nëse shënjat e vështirësive në frymëmarrje janë shfaqur te të infektuarit.

Mos prisni më gjatë! Mund të jetë fatale! Duhet një gjenerator oksigjeni, një maskë dhe një autoambulancë! Mos i lini të rrëshqasin në asfiksim dhe të mbyten njerëzit tanë ! Fitoni kohë!

Shumë hidhërim për humbjet e jetës nga përshkallëzimi deri në intubim i Covid 19! Por intubimi si masë ekstreme, për të shpëtuar jetë është thuajse dënim me vdekje.

Prandaj oksigjenimi në kohë është kritik dhe shpëtues jete, sepse mund të parandalojë intubimin.