Ballina Aktualitet “Isha më i vlerësuari i anëtarësisë”! Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët:...

“Isha më i vlerësuari i anëtarësisë”! Si i gënjeu Salianji publikisht demokratët: Ja shifrat e KQZ-së

30

Ish-deputeti i videos skandaloze në Parlament dy vite më parë Ervin Salianji ka reaguar pas qëndrimeve bëra publike nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD, se ai nuk ishte kualifikuar për të vazhduar garën për deputet, por ishte në listën rezervë dhe që s’i vlente më askujt.

Pa dhënë asnjë arsye se përse komisioni e kishte skualifikuar, publikimi i listës zyrtare nga Gazment Bardhi ka bërë që Salianji të reagojë në rrjetet sociale duke theksuar se ai nuk ishte konsumuar në politikë, megjithëse politika është një fushë që të konsumon me një javë e jo me vitet e Ervinit si deputet, sekretar në PD, ish drejtues në Bashkinë e Tiranës, pa folur për videot e tij skandaloze me mesazhe erotike, brenda në Parlament me G.D si dhe skandalin me mashtrimin “Babale” ku kishte inskenuar disa audio-përgjime për të goditur ish ministrin e Brendshëm.

Në reagimin e tij Salianji shkruan, “Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare. Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.

Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vlerësuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbështetjes tuaj dhe të qytetarëve”.

Sërish Ervin Salianji ka gënjyer publikisht shqiptarët dhe demokratët, sepse në 2017 PD vetë por edhe bashkë me aleatet ka mbi 14 mijë vota më pak.

Për të treguar sesi qëndron e vërteta e rezultateve të tij si një deshtak dhe humbës serial po sjellim shifrat zyrtare të KQZ.

Në qarkun e Korçës nuk ka pasur as kontestime dhe as denoncime nga PD lokale apo në qendër, rezultati është pranuar nga të gjitha palët pa më të voglën ankesë.

Sipas të dhënave tre KQZ, në vitin 2017, PD dhe aleatët e saj që ishin pa logo në garë por në listat e demokratëve ka marrë në qarkun e Korçës 32.5% ose 42.177 vota. Këto janë votat e PD plus aleatë në vitin 2017, kur qarku i Korçës drejtohej nga Ervin Salianji.

Le të shohim tabelën zyrtare të rezultateve përfundimtare të vitit 2013 (Lexo ketu korca) kur PD dilte në opozitë dhe përballej me të majtën e bashkuar, ndryshe nga viti 2017 ku PS dhe LSI ishin të ndarë.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të KQZ rezulton se PD dhe koalicioni i saj ka 56 mijë vota, pra sipas asaj që thotë Salianji 42 mijë vota janë më shumë se 56 mijë vota. Si koalicion janë 14 mijë vota më pak. Gjithashtu vetëm PD si logo ka 5 mijë vota më shumë në vitin 2013 sesa koalicioni i PD në vitin 2017.

Shifrat janë publike sipas tabelave të treguara dhe flasin vetë.

Ku e gjeti Ervin Salianji “rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova”!

Ky është thjesht dhe vetëm një mashtrim i rradhës i një politikani që ashtu siç i ngjiti shkallët e karrierës pa asnjë kontribut por i suportuar fort nga Basha dhe familja e tij, tani e hodhën në kosh si një objekt shumë përdorimësh, dhe Ervini këtë e di mirë dhe shpreson shumë që të riciklohet.(CNA)