Ballina Aktualitet Ishte në intubim te Infektivi, mjeku i njohur e humb betejën me...

Ishte në intubim te Infektivi, mjeku i njohur e humb betejën me koronavirusin

26

Humb betejën me koronavirusin mjeku Arjan Tushi. Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë, i cili referuar shërbimit infektiv,

ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Pushi është viktima e parë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë që prej shfaqjes së koronavirusit.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit.

Manastirliu: U prehsh në paqe Profesor Pushi!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut.

“Ndarja nga jeta e Profesor Arjan Pushit është një dhimbje e madhe për familjen, për miqtë e tij, për kolegët, pedagogët e Universitetit të Mjekësisë ku ka shërbyer për shumë vite.Kontributi i çmuar i Profesor Arjan Pushit për mjekësinë shqiptare, do të mbetet i pashlyeshëm ndër breza.Megjithë përpjekjet e kolegëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv, prof. Arjani nuk ia doli dot, në betejën me virusin e rrezikshëm.U prehsh në paqe Profesor Pushi!Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Ju jemi pranë në këto momente të vështira!

Katër viktima në pak më shumë se 24 orë

Ndarja nga jeta e mjekut të njohur regjistron viktimën e katërt nga Covid në pak më shumë se 24 orë.

Më herët Ministria e Shëndetësisë njoftoi vdekjen e tre pacientëve.

“Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor”.

Ndërkohë shqetësuese mbetet vijimsia e shtrimeve në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Vazhdon numri i lartë i rasteve të reja. Në 24 orët e fundit u regjistruan 69 raste pozitive nga 371 testime të kryera.