Ballina Aktualitet Italia merr një tjetër ‘vendim drastik’ për Shqipërinë

Italia merr një tjetër ‘vendim drastik’ për Shqipërinë

24

Autoritetet italiane marrin një tjetër vendim për Shqipërinë pas rritjes së rasteve të personave të infektuar me Covid-19.

Pak orë më parë rajoni i Umbrias ka vendosur kryerjen e tamponeve molekularë për çdo pasagjerë që mbërrijnë nga Shqipëria.

Kujtojmë se javë më parë, rajoni i Toskanës autorizoi kryerjen e testimeve serelogjike Covid në aeroportet e Pizës e Firenzes për pasegjerët që vinin nga Shqipëria.

Një ditë më parë, të gjithë pasagjerët që kanë mbërritur nga Tirana në aeroportin San Francesco D’Assisi në qytetin e San Egidio në Umbria, iu janë kryer testimet molekulare, për të analizuar nëse janë apo jo mbartës të virusit Covid 19.