Ballina Aktualitet Italia ndryshon vendimin për Shqipërinë, nga SOT lejohen..

Italia ndryshon vendimin për Shqipërinë, nga SOT lejohen..

19

Italia ka vendosur te ndryshoje rregullat e kufizimit te udhëtimeve ndaj Shqipërisë.

Përveç kategorive të mëparshme, Dekreti i ri i Këshillit të ministrave të qeverisë Conte, lejon futjen në territorin italian të gjitha personave që kanë një lidhje të ngushtë familjare me rezidentin në vendin fqinj.

Pasi ka dalë negativ në testin e Kovid, udhëtarit i jepet “OK” me KUSHTIN që të qëndrojë në vendbanimin e deklaruar të shtetasit pritës në Itali me të cilin ka lidhje të ngushtë familjare ose marrëdhënie bashkëshortësh.

Deri tani lejohen këto kategori: Nevojat për punë; nevojat shëndetësore; studime; rezidentët dhe së fundmi bashkim i familjes. Ende nuk lejohet udhëtimi për turizëm.