Ballina Bota Italia sërish në udhëkryq, fati i qeverisë në dyshim pas revoltës së...

Italia sërish në udhëkryq, fati i qeverisë në dyshim pas revoltës së Di Maio

39

Vihet në rrezik krijimi i një qeverie PD-M5. Pasi kryeministri Konte i ngarkuar për krijimin e qeverisë së re ka mbaruar konsultimet me grupet politike, ka qenë kreu i M5 që ka dalë më një deklaratë kryenecce.

Di Maio ka deklaruar prerë se nëse nuk pranohet programi i M5 nuk ka qeverisje me asnjë forcë politike, duke bërë të qartë se e vetmja rrugë është votimi. I menjëhershëm ka qenë reagimi i dyshit demokrat Orlando i cili ka qenë i prerë: “Nëse Di Maio ka ndërruar ide të jetë i qartë në fjalët që thotë”, duke lënë të kuptojë se PD nuk pranon këtë gjuhë.

Në të njëjtën gjuhë i janë përgjigjur Di Maios një pjesë e mirë e eksponentëve demokratë, nga Orfini, Maria Elena Boschi, Graziano Delrio të cilët i kanë konsideruar ultimatume të papranueshme deklaratat e liderit M5. Më i ashpri ka qenë sekretari i Ekonomik i PD që ka deklaruar: “O bëjmë një qeveri që të ketë një program të përbashkët ose drejt kutive të votimit”. Ndërkohë që zëvendëssekretarja e demokratëve, Paola De Micheli ka deklaruar se problemet e Di Maios janë mosmarrëveshje midis M5.

Kryeministri i ngarkuar Konte ka qenë më i kujdesshëm duke ju përgjigjur se nuk ka dëgjuar asgjë për deklaratat e Di Maios. Ndërkohë që kreu demokrat Zingareti ka qenë i prerë.

“ I kemi bërë të qartë kryeministrit kush do jenë të rejat e kësaj qeverisje, shkurtimet e taksave dhe rritjen e investimeve publike”, ka thënë kreu demokrat.

Kryeministri Konte ka 5 ditë kohë për të krijuar qeverinë e re, por me ndërhyrjen e Di Maios, duket se Italia është në udhhëkryq.