Ballina Aktualitet Ja “nxiu jetën” Kryemadhja, shejtorit Abaz Ali!

Ja “nxiu jetën” Kryemadhja, shejtorit Abaz Ali!

24

Nga Anri Bala

Qe Krymadhja ja u ka pru ne maje te hundes shqiptareve, kjo eshte e sterditur, e megjithate, s’ke çfare ti besh. Demokracia ka rregullat e saj. Perderisa notojme hala ne pellgun e tranzicionit, do gjallojne mjaftueshem gjakprishur, qe ju sigurojne mandate, ketyre soj mostrash. S’na mbetet gje tjeter, veç ti themi derrit, daj!

Po, hajde ta zeme, se tashme jemi mesuar, dhe ja bejme dermanin disi. Dikush e merr me te qeshur, te tjere i fusin ca te shara, mbare e mbrapsht, dhe te tjere akoma, refuzojne ta pranojne si qenie njezore, dhe automatikish per ta, nuk egziston. Ketyre te funit, per nder, jua kam lakmi! Bravo ju qofte!

Po pse do thuash ti, Krymadhja e mbyll kapitullin e lajthitjeve, duke na kushtuar vemendje, vetem ne mekatarve te perjetshem!? Jo a te keqen! Ajo ju a beri jeten ferr edhe shejtoreve! Po i ban me lujt mendsh!

Nje Zot e di, se çfare eshte duke hequr prej saj, shejtori Abaz Ali! E ka kap ne dore te shkretin, si me e pa kap shtatqind dreqen! Ja nxiu jeten!

Ndoshta shume vetave nuk ju kujtohet, dhe kjo eshte krejt normale, sepse broçkullat qe plas Mona, jane te atilla, qe mendja e njeriut te shendoshe, ka veshtirsi te jashtzakoshme ti rikujtoje. Ato s’kane brenda, minimumin e logjikes, dhe per rrjedhoje, eshte e pamundur ti riprodhosh. Vetem nje kronist qe mban shenime, ja del mbane! Te tjeret lodhen kot.

Edhe per mua, qe kam nje ndjesi te veçanta ndaj pallavrave, eshte e pamundur, qe mbas nje fare kohe te shkurtur, te me mbese ndonje gjurme e arsyeshme, qe mund te me ndihmoje, te rikonstruktoj ne teresi, minutat e lajthitjeve monikjane.

Nje nga xhevahiret e gjerdanit te hajvanlleqeve, qe Krymadhja ka varur ne Altarin e Marris, qe do ju a rrefej me poshte, nuk eshte aspak merit e kujteses time, por krejt rastesi. Po rikerkoja ne internet, riprodhimin e fjalive te sakta, qe Mona formuloj ne krize e siper, me rastin e festes se Abaz Aliut, dhe aty ndesha ne lajthitjen e vjetshme. Per fat t’keq, shejtorit edhe vjet, i kishte bere gjemen. I ziu Abaz Ali, çpo heq!

Do te jete llahtarisur shejtori, kur ka degjuar vjet Muniken, te shprrallise: Sikur Abaz Aliu solli demokracinë njerëzore, ne duhet të sjellim sot jetën dhe mirësinë për shqiptarët.

Ku, kuuu, “Sikur Abuz Aliu solli demokracin” thote marrokja, pa pike zorit publikisht! A thu t’jete konkluzion i mendjes se saj te çoroditur, apo te kene dhene kontribut dhe i shoqi, e ndofta dhe maxhordom Petja? Sepse ngado qe te sillesh, karabushlleku ka formatet e trios. Tobestakfyryllah! Familja Adams!

Po te kishte kishte mundesi shejti Abaz, me siguri do ti pergjerohej Baba Mondit, qe festen kushtuar atij, per arsye madhore, ta anulohte, deri ne nje njoftim te ri. E thene ne konfidenc, derisa te zhdukeshin nga qarkullimi, çifti Meta. Sidoqofte, neqoftese per dreq, pasardhesit dhe bashkpuntoret tyre, do te çfaqin po te njejtat simptoma, at’here Baba Mondi eshte i lutur, te mos ndryshoje statukuon e anulimit. Amin!

Nuk e kam reputacionin, ti kerkoj ndjese shejtorit, ne emer te shqiptarve, per nje te çvidhosur qe i jep te drejte vetes, ti ja prishe paqen e ameshuar, pothuajse 1400 vjeçare. Do jete lebetitur i Ndjeri! Por gjithsesi, do t’kete gjetur ngushellim, kur pare, se ç’po heq nje popull i tere, prej saj.

Ndersa deklarata e djeshme, “U uroj të gjithë besimtarëve bektashinj, që ajo mbarësi që Abaz Aliu solli për Shqipërinë të rikthehet edhe njëherë, për t’iu sjellë shqiptarëve më shumë begati, mundësi dhe më shumë punësim”, nuk eshte se ndryshonte thelbin e marris. Qendronte denjesisht, ne vendet e para te Sallonit te Marris, po si ajo e nje viti me pare, me te tera salltanetet.

Pash nderin, a din gja kush me m’diftu, t’me fale shejtori, se çfare begatiet dhe punsimit, ju ka pru Abaz Aliu shqiptareve!? Me ndje o Zot, por tash nje mijvjeçare e gjysem, s’eshte degjuar asgjekunde, prej askujt, qe Abaz Aliu, te kete pasur dhe talentin e reformatorit ne ekonomi!Po pse o te shpifur, talleni me Te!?
Mirpo Krymadhja, per te treguar qe pasuria e kopetencave te saj, nuk ka ne pronesi vetem kujtesen e thelle historike, por rezervon me se miri, dhe direktivat e se ardhmes, na dha sihariqin e madh, se: Unë nuk e njoh COVID, kush beson në Zot do të jetojë i lumtur pa COVID. Do ta kene sha, me rrac e koc, te gjitha ata qindra mij fatkeq, qe kane ndrruar jete, per shkak te Covid 19. Po se ha Dreqi, gjane e vet!

Oooo, nan, o nan, nuk mundem ma! Po humbas durimin! Shyqyr qe e kam aftesine, te ndalem para se te me shperthej, zemerimi i kompresuar, dhe te felliq dynjane!

Megjithate, po perfitoj nga rastit, dhe po ju drejtohem komentuesve, qe ndjehen te shqetsuar dhe ofendohen, qe nuk tregoj respektin e duhur, per Preshidentin, Lulashin, te shoqen, apo te ngjashmit e tyre.

Tallja ime, ne nje fare menyre, eshte individuale. Ne fund te fundit, nuk i ben dam askujt. Ndersa ata tallen me nje popull te tere, perfshire edhe ju. Neqoftese per interesa te ndryshme, me kete sjellje, mendoni se do te nxirrni ndonje perfitim, me mire mundohuni te fshihni gjurmet, eshte ne te miren tuaj. Cilidoqofte perfitimi juaj, paguhet shtrejte. Ne loje eshte dinjiteti.

Neqoftese nuk eshte interesi, ai qe ju shtyn te silleni ashtu, at’here kam pershtypjen, qe jeni pacient te nerum, te neurologjis!