Ballina Aktualitet “Jam e tmerruar”! Ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës dhe lëshon paralajmërimin...

“Jam e tmerruar”! Ministrja Manastirliu publikon foton e Bashës dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm për COVID-19: Kost

67

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar e shqetësuar pas bërjes publike të kryedemokratit Lulzim Basha të disa fotove nga një takim i tij në Durrës.

Manastirliu teksa shkruan se ndihet e tmerruar nga këto pamje iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme nga Basha.

Ndërkohë ministrja paralajmëron se kjo ngjeshjeje mund t’i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse.

“Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh!

Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!

Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie. Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t’i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!”, shkruan Manastirliu krahas fotos.