Ballina Aktualitet Jeta e shqiptarëve e rrezikuar: “Kush s’ka pasaportë të BE-së, ndonjë lekë...

Jeta e shqiptarëve e rrezikuar: “Kush s’ka pasaportë të BE-së, ndonjë lekë menjanë apo mik në pushtet, të n

19

Gazetari Artan Hoxha ka dalë me një postim ironik në rrjetet sociale, nisur nga fakti që përfaqësuesit e besimeve fetare, apo biznesmenë e politikanë të njohur që po infektohen me COVID-19 shkojnë të kurohen jashtë.

Sipas Hoxhës sistemi jonë shëndetësor po dëshmon se është i dështuar dhe se jeta e shqiptarëve të thjeshtë është e rrezikuar.

Kush nuk ka një pasaportë të një shteti të BE, apo një lekë të hequr mënjanë, sipas Hoxhës, lutet që të vazhdojnë sa më shumë ditët e ngrohta me diell.

Postimi i plotë:

Edhe njerezit e zotit po ikin nga ky vend!!!!

Pas Kryepeshkopit Ortodoks, Ipeshkevit katolik, u dergua drejt Turqise dhe Myftiu shume i njohur mysliman i Shkodres..

E kalofsh sa me lehte Myfti, dhe u kthefsh shendoshe si molla.

Por eshte e trishte kur meson se biznesmenet e PPP-ve në shendetesi, sapo u infektuan iken me çarter jashte shtetit.

Pastaj iken deputetet, politikanet. Me tej, gjithkush, qe mban pasaporten e nje vendi te BE-se, iku nga syte kembet për mjekim jashte vendit.

Tani sefundi edhe njerezit e zotit në kete vend, deshmuan se me shume se zoti në qiell te shpeton pasaporta e nje vendi europian.

Kush nuk ka as pasaporte te BE-se, as ndonje leke te bardhe menjane per keto dite të zeza, as mik me pushtet, te ngrohet ne diell, edhe ky eshte qelepir persa moti vazhdon te jete i kthjellet.

Tani, qe edhe njerezit e zotit, barinjte e “deleve te perendise”, u larguan jashte vendit per mjekim, pasi shendetesia falas e Shqiperise nuk ofron asnje garanci, mbetet ti falemi per fat dhe shendet, vetem “kryebariut” kryeminister dhe Baba Mondit…

Mbahu Baba, të pakten bektashinjte kane ende mundesine te ndezin nje qiri dhe te marrin nje bekim nga kryegjyshi boteror.

Per te tjeret?! “Kryebariu” kryeminister, paste meshire per ne… se edhe zoti në qiell me duket se nuk na ka me ne defter…