Ballina Aktualitet Jeta vanitoze e Drejtoreshës së AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj bëhet pronare e vilës...

Jeta vanitoze e Drejtoreshës së AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj bëhet pronare e vilës qindra milionëshe tek “Laguna Blu&

24

Vila e gazetarit të njohur Blendi Fevziu, e ndërtuar nga biznesmenët Samir Mane dhe Aleksandër Frangaj në kompleksin aq të debatuar të quajtur “Laguna Blu”, në zonën e Qerretit, lakmohej gjithmonë nga banorët e tjerë “ziliqar” të zonës për bukurinë e saj dhe privatësinë që kishte. Ku ishte Mane dhe Frangaj, prapa tyre ishte dhe Fevziu. Edhe treshen mund ta mirëkuptojmë, pasi ushqejnë dhe një marrëdhënie pothuajse miqësore me njëri tjetrin, veç asaj të biznesit.

Por për habi, këmba këmbës i është vënë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, e cila me sa duket, kërkon të bëj një jetë vanitoze në krahë të miliarderëve shqiptarë. Pas zhvendosjes së Manes, Frangaj dhe Fevziut në kompleksin e vilave të “Green Coast”, në Palasë, thuhet se për vilën e Fevziut në Qerret, është interesuar menjëherë drejtoresha e tenderave korruptiv Mirlinda Karçanaj.

Një vilë e tillë, në këtë kompleks luksoz kap një vlerë minimale prej 250 – 300 mijë euro. Si mundet një drejtoreshë institucioni, me një pagë sa do të kënaqeshme, të imagjinojë të blej një vilë luksoze në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar?! Për sa kohë organet e drejtësisë flenë gjumë ose paguhen për të heshtur, patjetër që drejtoresha Karçanaj do shijoj e shpenguar shëtitjet e saj buzë Adriatikut.

E njohur si drejtoresha e “kontratave sekrete” dhe marrëdhënieve po sekrete me vartësitë e saj, sipas BILD, Mirlinda Karçanaj ka firmosur vetëm për vitin 2017-2018, 46 kontrata prokurime publike si të klasifikuara, duke prekur kështu “rekordin kombëtar” dhe sfiduar madje institucionin e Shërbimit Informativ Shqiptar, i cili ka vetëm 6 kontrata të tilla.

Drejtoresha e nëntokës me sa duket paska një dobësi të madhe për sekretet! Ndaj na mban sekret dhe pasurinë e saj të fituar me djersën e ballit, të cilën do ta bëjmë publike për lexuesin, për sa kohë “Open Data” nuk bënë transparencë për drejtoreshën e miliardave korruptiv në qeveri. Mirë Open Data, po SPAK i di të gjitha këto?!/Ekskluzive.al