“Ju q***a Greqinë”/Zbardhet dosja e kapitenit të Man. United në Mykonos, ja çfarë i bëri policit grek – Descript

18

Dosja e sherrit të kapitenit të skuadrës së Manchester United Maguire në Mykonos, është zbardhur për opinionin publik duke hedhur dritë edhe mbi vetë rrethanat e ngjarjes.

Fillimisht u dyshua se disa shqiptarë ishin të përfshirë dhe i goditën motrën lojtarit anglez por nga dëshmitë që janë përfshirë në dosjen hetimore, deri më tani nuk bëhet fjalë për asnjë shqiptar.

Por kanë dalë detaje të reja nga sherri që ka bërë Maguire, vëllai i tij dhe një tjetër me policët.

Vetë një oficer policie i cili ndihmoi në arrestimin e tij, tha se Maguire shau rëndë me fjalë banale Policinë dhe Greqinë.

Ai ka thënë se nuk i intereson për policët pasi është krenuar duke qenë kapiten i Manchester United.

“Ju q****a të gjithë, q***i, ju q****a policinë greke, ju q****a Greqinë, ju q****a civilizimin grek, mua nuk më plas.’’- tha oficeri duke cituar fjalët e Maguire.

Një tjetër dëshmitar, shoferi që shoqëronte Maguiren ka theksuar se futbollisti sulmoi oficerin e policisë, e shtyu larg, dhe e shqelmoi në këmbën e djathtë duke e lënë me ënjtje.

‘’Sulmoi oficerin. Ai e shtyu atë larg dhe e shqelmoi në këmbën e djathtë duke i shkaktuar ënjtje.’’- tha dëshmitari i dytë.

Po ashtu dëshmitarët thonë se dhe vetë vëllai i tij ishte shumë i dhunshëm pasi së bashku e shtrinë oficerin përtokë.

Gjithsesi Maguire u dënua, por jo për akuzat të reja. Dënimi i tij nga drejtësia greke me 21 muaj burg por të pezulluara me kusht.

The post “Ju q***a Greqinë”/Zbardhet dosja e kapitenit të Man. United në Mykonos, ja çfarë i bëri policit grek appeared first on Descript.