Juventus godet në merkato, arrin marrëveshjen me futbollistin brazilian të Barcelonës – Descript

21

Arthur Melo do të jetë në Torino gjatë fundjavës për të kryer vizitat mjekësore tek Juventusi.

Njoftimi u bë nga radioja RAC1, burimi kryesor i informacionit mbi strategjitë dhe lëvizjet e klubit “blaugrana”.

Mesfushori brazilian pritet të fluturojë drejt kryeqendrës së Piemontes gjatë fundjavës me lejen e Barcelonës.

Pas një refuzimi të parë, Arthur vendosi të pranonte ofertën e Juventusit, sepse Barcelona përsëriti që pozicioni i tij në mesfushë, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe, nuk do të kishte qenë i sigurt as sezonin e ardhshëm.

Arthur tek Juvja do të marrë një pagë tri herë më të lartë se ajo aktuale: 5.5 milionë euro, plus shpërblimet. Drejt Barcelonës, në kahun e kundërt, do të udhëtojë Miralem Pjanic, i cili, pas katër vjetësh si bardhezi, është gati të thotë lamtumirë. Boshnjaku do të nënshkruajnë për katër sezone me pagë 7.5 milionë euro në vit.

RAC1 më pas saktëson që të dy do të qëndrojnë në ekipet përkatëse deri në fund të sezonit, pra derisa të mbyllet “Final Eight” në Champions.

The post Juventus godet në merkato, arrin marrëveshjen me futbollistin brazilian të Barcelonës appeared first on Descript.