Ballina Aktualitet “Ka shkuar edhe më larg, përmendi Millosheviçin”! Rama i përgjigjet ashpër deklaratës...

“Ka shkuar edhe më larg, përmendi Millosheviçin”! Rama i përgjigjet ashpër deklaratës së Albin Kurtit për Teatrin

17

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës për “Pressing” ka folur dhe për marrëdhënien e tij me politikanët e Kosovës. Në fjalën e tij, Rama u shpreh i ‘zhgënjyer’ nga homologu i tij në detyrë Albin Kurti, i cili u shpreh ashpër për prishjen e Teatrit Kombëtar.

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Zv.kryeministri apo kryeministri të bëjën akuza është shumë e rëndë. Unë nuk e çoj ndërmend as në ëndrrën time më të keqe. Unë një marrëdhënie miqësore me Vuçiçin, por kurrë nuk e kam menduar që Veriut i Kosovës do t’i nënshtrohej ligjeve të Serbisë gjatë pandemisë. Unë çfarë duhet të them? Tjetër flasin dhe tjetër bëjnë. Unë atë që bëj e them.

Pyetje: Pse nuk iu përgjigjët takimit të Kurtit, Metës dhe Thaçit?

Edi Rama: Ishte formati i gabuar. Nuk doja të bëhesha sfondi i askujt.

Pyetje: Keni pasur marrëdhënie herë të mira dhe herë të këqija me Kurtin? Nuk e thatë asnjë fjalë për rrëzimin e qeverisë. Aktivistëve iu ka ngelur hatri.

Edi Rama: Nuk besoj që iu ka ngelur hatri. Unë nuk kam marrë ndonjëherë fjalë. Aktivistët në fjalë kanë ndërmarrë aksione për të rrëzuar qeverinë time. Më ka lënduar me Ramushin, gënjeshtra. Po ashtu edhe Albin Kurti. Ç’domethënë që 1000 policië do mbronin Teatrin? Nga cilët oligark, nga cila grabitje? Kurti ka shkuar edhe më larg, përmendi Slobodan Millosheviçin.