Ballina Aktualitet Kaç Islami reagon sërish për shoqërimin në polici: Jam figurë politike dhe...

Kaç Islami reagon sërish për shoqërimin në polici: Jam figurë politike dhe publike ndër më të njohurat në Shqipëri, j

17

“Akt bandistesk dhe veprim të urdhëruar”, kështu e ka konsideruar Kastriot Islami shoqërimin e tij në Polici.

Përmes një postimi në facebook ish-deputeti ka reaguar sërish pas shoqërimit në Polici dhe gjobitjes me 3 mijë lekë për mosmbajtje të maskës dhe kundërshtim të forcave të rendit.

Ai thotë se nuk duhej ndaluar pasi është figurë politike dhe publike ndër më të njohurat në Shqipëri, si dhe profesor i Sorbones së Parisit.

Ndër të tjera, Islami shkruan:

“Veprim i urdhëruar, i porositur apo i parafabrikuar!

Përndryshe grabitje e personit publik dhe akt bandistesk! Jo thjesht kundër meje se unë as trembem dhe as stepem madje motivohem më shumë!

Jam plotësisht dakord! Madje do te shtoja edhe me shume nga çfarë shkruan miku im më poshtë që me siguri nuk është në dijeni të plotë të të gjithë ngjarjes së turpshme dhe barbare…!

“Po vendos në faqen time komentet e mikut tim, njeriut të arsimuar në perëndim, dhe që ka shërbyer me dinjitet të lartë, atdhedashuri e profesionalizëm në poste kyçe të shtetit:

Çfarë paturpësie dhe gjysmë-banditizmi…!

Ndalimi, izolimi dhe përdorimi i forcës në Komisariat policie kundër ish-Kryetarit të Kuvendit, ish-Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, profesorit të Sorbones së Parisit dhe figurës politike dhe publike ndër më të njohura në Shqipëri – pa shkak, pa shkas e pretekst qoftë edhe formal, por, puro për provokim dhe intimidim të shënjestruar politik…!

Çfarë turpi…!!!

Edhe shtetërore – jo vetëm policore…!!!”

Kaq… më shumë do të shkruaj në vijim…

P.S: Jam më i angazhuar dhe më i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes… Kjo që ka ndodhur jo vetëm nuk me step apo ligështon por më ka dhënë më shumë forcë e energji për të bërë betejën me të keqen e madhe që ka kapur për fyti vendin dhe shqiptarët! KAQ për këtë radhë!”- shkruan ai.

Sipas tij Edi Rama duke urdhëruar sjellje barbare, kërkon të kërcënojë e t’ju fusë frikën të gjithë qytetarëve opozitarë.

Së pari Edi Rama duke urdhëruar sjellje barbare ndaj meje, kërkon të kërcënojë e t’ju fusë frikën të gjithë qytetarëve opozitarë. Por do të dështojë me siguri… sepse unë do të jem në ballë të kësaj beteje edhe me i motivuar!

Së dyti, përmes këtyre veprimeve bandisteske Kryepolici i Surrelit kërkon, duke ju vënë në gjoba policore maskën, t’ju reduktoje oksigjenin të gjithe figuareve publike që bëjnë opozitë ndaj zullumeve dhe marrëzive të tij. Por edhe këtë nuk do të ketë kohë për ta arritur e realizuar!

Dhe e treta, që është edhe e rënda e më të rrezikshmja, Xhahili i Surrelit, duke urdhëruar mbajtjen e kundërshtareve politikë ne komisariatet e policisë ku s’ka asnjë masë anti-covid, deri edhe të mund t’i “vrasë” ata përmes infektimit me virusin e rrezikshëm sepse në dhomat e komisariateve s’ka asnjë mënyrë mbrojtjeje nga infektimi. Por edhe kete s’do te mund te arrije sepse s’do te mund te izoloje ne komisariate 1 milion opozitare!”- shkruan Islami.(