Ballina Aktualitet Kaseta televizive dhe qindra faqe me informacione kundër presidentit: Miratohet plani...

Kaseta televizive dhe qindra faqe me informacione kundër presidentit: Miratohet plani I procedurave që do ndiqen për shkarki

28

Mazhoranca qeverisëse ka planifikuar që brenda 8 tetorit të mbyllë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra. Dje Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të Kushtetutës nga Ilir Meta zhvilloi mbledhjen e tretë të tij, teksa në rendin e ditës ishte miratimi i procesverbalit të datës 15 korrik 2019 dhe miratimi i planit të hetimit. Qysh në fillim të mbledhjes kryetari i Komisionit, Ulsi Manja bëri me dije se gjatë muajit korrik dhe gusht i kanë kërkuar informacion 7 institucioneve për objektin e hetimit, përgjigje që sipas tij, ndodhen në tryezën e punës, ndërkohë që kërkoi dakordësinë e të gjithë anëtarëve, sa i takon miratimit të dy pikave të rendit të ditës. Mes debateve, procesverbali u miratua me 8 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa plani i hetimit mori 7 vota pro dhe një kundër. Vota kundër ishte ajo e kryetarit të Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi.

Ja procedurat që do të ndiqen për shkarkimin e Metës: Por votimi i planit, i hapi zyrtarisht rrugën hetimit të Presidentit Meta nga ana e komisionit. Ishte kryetari i komisionit, Ulsi Manja, i cili prezantoi me detaje planin e hetimit dhe hapat që do të ndiqen për shkarkimin e Metës nga detyra. Sipas tij, plani i hetimi parashikon 9 hapa dhe do të nisë me seancën dëgjimore të Presidentit Ilir Meta, ndërsa më pas do të vijojë me shqyrtimin e materialeve të administruara nga 7-të institucionet që u është kërkuar informacion. Po ashtu, Manja theksoi se hapi i fundit është përpilimi i raportit përfundimtar të Komisioni Hetimor, që do t`i dorëzohet Parlamentit për votim. “Kemi administruar dokumentacioni e ardhur nga 7 institucione dhe sot kemi ardhur me këtë projekt-plan hetimi, që unë kam propozuar për miratim. Hapi i parë është seanca dëgjimore me Presidentin Ilir Meta; hapi i dytë administrimi dhe shqyrtimi i materialeve të marra nga 7-të institucione; administrimi i raportit të Komisionittë Ligjeve për shqyrtimin e kërkesës së deputetëve që iniciuan shkarkimin e Ilir Metës; administrimi i kërkesës së 55 deputetëve që bën kërkesën në Kuvend; administrimi i Opinionit të Komisionit të Venecias; administrimi i çdo dokumentacioni tjetër që Komisioni Hetimor e shikon të arsyeshëm për shqyrtim; diskutim për gjetjet e Komisionit Hetimor; përgatitja e raportit përfundimtar dhe hapi i fundit, paraqitja në Kuvend e këtij Raporti”, deklaroi ai. Ndërkohë, edhe pse u aludua se Presidenti Meta do të thirrej për të dëshmuar para komisionit në datën 6 shtator, u vendos që ai të ftohet në fillim të javës së ardhshme. Në fund, Manja lajmëroi se në datën 9 shtator, një panel ekspertësh nga Komisioni i Venecias do të vizitojnë Shqipërinë, ku do të zhvillojnë takime me të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Provat që ka në tryezë Komisioni kundër Metës

Mirëpo, për të shkuar tek shkarkimi i Metës, Komisionit Hetimor do t’i duhen shumë prova për të fundosur kreun e shtetit. Gazeta ka siguruar planin e hetimit, ku përveçse provave që kanë dalë deri më tanikundër Metës, komisioni do tëketë edhe shumë prova të tjera. Referuar planit, komisioni ka administruar shumë kaseta televizive,të cilat do t’i përdorë si fakte kundër presidentit, prova këto që i ka marrë nga 7 institucionet. “Kasetat e plotalidhur me konferencat për shtyp të Presidentit nga: Televizioni “Ora News”, datë 10.06.2019 lidhur me konferencën për shtyp tëPresidentit të Republikës; Televizioni “Ora News”, datë 02.07.2019 lidhur me konferencën për shtyp tëPresidentit të Republikës; Televizioni “Report TV”, datë 20.03.2019 lidhur me deklaratën e Presidentit të Republikës nga qyteti i Pogradecit për rrezikun e kthimit të trazirave në Shqipëri; Televizioni “Report TV, datë 10.06.2019 lidhur me reagimin e kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi lidhur me dekretin e Presidentit për anulimin e 30 qershorit”, thuhet në plan. Po ashtu, komisioni kundër Metës do tëpërdorë edhe me qindra faqe me informacione që 7 institucionet i kanë kthyer Komisionit Hetimor. /Rigels Seliman