Ballina Aktualitet Kastriot Islami shoqërohet në polici, maskën: Nuk më njihni, kam qenë deputet?!...

Kastriot Islami shoqërohet në polici, maskën: Nuk më njihni, kam qenë deputet?! Del i rehabilituar…me maskë (Foto)

17

Kastriot Islami është shoqëruar në polici, për mosmbajtje të maskës. Ai ka qenë duke shëtitur nga Liqeni pa maskë, kur është ndaluar nga policia.

Islamit i është kërkuar mjet identifikimi, por ai nuk iu ka dhënë asnjë document.

“Nuk më njihni, unë jam Kastriot Islami, ish-deputet”, iu ka thënë ai punonjësve të policisë.

Por, kjo gjë nuk ka mjaftuar dhe për këtë arsye ai është shoqëruar në Komisariatin Nr.2, ku dhe i është komunikuar gjoba për mosmbajtjen e maskës.

Duket se ish-deputeti Kastriot Islami është rehabilituar pasi u mbajt në komisariat për 1 orë për kundërshtim të forcave të rendit dhe mungesës së maskës mbrojtëse ndaj Covid-19.

Fill pasi doli nga komisariati, ai kishte vendosur barierën mbrojtëse.

Islami u shoqërua në komisariat pasi është kapur duke lëvizur pa maskë, dhe në momentin që policët i kanë kërkuar kartën e identitetit ai ka refuzuar që t’ua tregojë, duke adresuar një sërë fyerjesh ndaj tyre.