Ballina Aktualitet Katër makina përplasen me njëra tjetrën në Tiranë, në gjendje të rëndë...

Katër makina përplasen me njëra tjetrën në Tiranë, në gjendje të rëndë çiklisti

37

Katër makina janë përfshirë në një aksident paraditen e sotme në qendër të qytetit, ndërsa një person ka mbetur i p.lagosur rëndë.

Personi që mbeti i p.lagosur, një 30-vjeçar ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin, kur preu rrugën me dy kalime duke u përplasur nga një makinë tip ‘Benz’, që e hodhi disa metra në asfalt.

Drejtuesi i mjetit që përplasi biçikletën përfundoi në korsinë tjetër të lëvizjes duke përplasur edhe tre makina të tjera.

I p.lagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi goditja nga ‘Benz’-i me targa AA 710GC ishte e fortë. Drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksident kanë dëmtime të lehta.