Ballina Aktualitet “Kemi punuar me një ritëm marramendës”, kryeministri Rama bën premtimin e madh...

“Kemi punuar me një ritëm marramendës”, kryeministri Rama bën premtimin e madh nga Durrësi: Do të jetë gati më 26 nëntor! (VIDEO)

24

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës ku ka inspektuar nga afër punimet e rindërtimit të shkollës ‘Neim Babameto’ e cila u rrënua nga tërmeti i 26 nëntorit të viti ta shkuar.

Sipas Ramës, kjo shkollë po rilind më e madhe, më e bukur dhe plot risi për nxënësit e për trupën pedagogjike. Kryeministri shprehet sepuna po bëhet me ritme marramendëse dhe shkolla do të jetë gati për nxënësit më 26 nëntor 2020.

“E rëndësishme është ta dëgjojnë të gjithë që me procedurat dhe ritmin tonë ne jemi duke shkuar drejt përfundimit. Faktikisht ne jemi 6 muaj përpara, që do të thotë që kemi punuar me një ritëm marramendës dhe po bëjmë maksimumin e mundshëm, pavarësisht se i kuptojmë edhe njerëzit që çdo ditë ju duket një vit, pasi duan të kthehen në shtëpi”, tha Rama.