Ballina Aktualitet Keni dhimbje koke? Si ta kuptoni nëse keni koronavirus dhe dallimi me...

Keni dhimbje koke? Si ta kuptoni nëse keni koronavirus dhe dallimi me sëmundjet e tjera

133

Shumë persona mund të tremben kur fillojnë të kenë dhimbje koke dhe këtë e lidhin me Covid-19. Sipas Healthline, studimet kanë treguar se dhimbja e kokës te të infektuarit me Covid-19 është raportuar në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë.

Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla. Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga Covid-9 dhe llojet e tjera.

Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:

– Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë

– Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje

– Ndodh në të dyja anët e kokë

– Mund të përkeqësohet kur përkuleni

Si ta dalloni që është migrenë

Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e Covid-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën. Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covid-it nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.

Simptomat më të zakonshme të Covid-19:

– ethe

– temperaturë

– lodhje

– kollitje

– gulçim

– dhimbje koke

Simptoma të tjera:

– dhimbje e fytit

– dhimbje e trupit dhe kockave

– rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara

– humbje e shijes dhe nuhatjes

– të përziera, të vjella dhe diarre