Ballina Aktualitet Kërcënoi me largim nga qeveria, por Ramush e dredh shpejt pas...

Kërcënoi me largim nga qeveria, por Ramush e dredh shpejt pas marrëveshjes historike Kosovë-Serbi

32

Lideri i AAK, Ramush Haradinaj pjesë e koalicionit qeveritar në Kosovë e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

“E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë! Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar. Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!”, shkruan Haradinaj në një postim duke falenderuar presidentin amerikan.

Kujtojmë që më herët, Haradinaj ishte shprehur se do të largohej nga koalicioni, në rast të përfshirjes në marrëveshje të liqenit të Ujmanit.