Ballina Aktualitet Kërcënon kapterr Jari në mbrojtje të Ilir Metës si anal-ist, kundër...

Kërcënon kapterr Jari në mbrojtje të Ilir Metës si anal-ist, kundër ligjit për Presidentin: Paçavure idiote, pas 6 muaj

18

Kapterr Jari, një nga presidentët më qesharak që ka patur Shqipëria, një invalid mental, sot është shprehur kundër draftit të ligjit për Presidentin e Republikës, të cilin e ka përgatitur mazhoranca, duke bërë edhe trimin edhe anal-istin, që as nuk di t’i lexoi ligjet, e jo më t’i vlerësoi apo interpretoi.

Jari shprehet se ky ligj nuk ka asnjë ngjashmëri me asnjë prej ligjeve të këtij lloji, nga Europa, në Afrikë, Azi apo Amerikës.

Ish me nder kreu i shtetit e ka cilësuar një pacavure idiotësh, ndërkohë që shprehet se pas 6 muajsh do të ketë mundësinë e një revolucioni në legjislacion, nga referendumi tek akti më i thjershtë juridik.

Postimi i plotë i kapterr Nishanit:

Idioti provokator ka hedhur në tregun e idiotësive të tij të pafundme të ashtuquajturin “Ligji për Presidentin e Republikës”

Në këtë botë ka “idiotë të dobishëm” dhe “idiotë të dëmshëm”

Idioti i dëmshëm në rastin tonë, nuk ka bërë një ligj për Presidentin e Republikës por ka shkruar një Kushtetutë paralele sipas humorit pervers të sektit që ka krijuar, duke provokuar rëndë Kushtetutën e Republikës, seriozitetin e shtetit, kodet e një shoqërie normale civile.

Idioti i dëmshëm që ka humbur çdo lloj ekuilibri, nuk mund të imagjinoi dot një shtet me “Kryetar Shteti”, me “Institucionin e Presidentit të Republikës”, me “Kushtetutë” “Kode” e “ligje” që rregullojnë e mbrojnë shtetin, sistemin, qytetarin !

Idioti i dëmshëm ka vetëm një model që reflekton! Idiotësinë !

Çdo vend (Republikë) në botë, i madh apo i vogël, i pasur apo i pazhvilluar, në Evropë, Afrikë, Azi apo Amerikë e ka një Ligj për Presidentin e Republikës.

Paçavurja e idiotësisë që paraqitet tek ne nuk ka asnjë lidhje e asnjë ngjashmëri minimale me askënd, me asnjë me askund në botë !

Sot në Shqipëri nuk ka më vlerë asnjë legjislacioni (ose kriminal ose sharlatan) që prodhohet nga minoranca pushtetmbajtëse.

Askush të mos i kushtojë vëmendje e të shpenzojë kohë për të.

Nuk ja vlen për asgjë !

Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik !

“Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit.

Korrupsioni, hajdutëria, inkriminimet, shkatërrimet, dhunimet, do të kalojnë rreptësisht në “vrimën e gjilpërës” së atij legjislacioni, për këdo që sot bën rrolin e idiotit !