Ballina Aktualitet Këshilla e ambasadorit Borchardt për qeverinë dhe opozitën!

Këshilla e ambasadorit Borchardt për qeverinë dhe opozitën!

25

Një ditë para tryezës për reformën zgjedhore, ku është thirrur mazhoranca dhe opozita, ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ishte i ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, ku foli për reformën zgjedhore dhe krizën politike.

Ambasadori Borchardt tha se mungesa e besimit mes palëve pengon zgjidhjen e krizës politike.

“Besoj se zbatimi i rekomandimeve të ODHIR dhe diskutimet për sistemin zgjedhor, do të ishin një fushë ku mund të nisej dialogu.

Ky ngërçi politik duhet të tejkalohet dhe diskutimi për reformën zgjedhore mund të jetë mënyra për ta tejkaluar këtë ngërç”, u shpreh Borchardt në RTSH.

I pyetur nga Lutfi Dervishi se çfarë këshille do t’i jepte qeverisë dhe opozitës, nëse do të ishte në rolin e një këshilltari, ambasadori tha:

“Do ta përgëzoja kryeministrin për atë ftesën që bëri që qeveria është gati të diksutoj me opozitën për çfarëdo çështje.

Por nga ana tjetër do t’i thoja pse nuk fillon me çështje konkrete, çështje që lidhen me korrupsionin, çështjen e reformës zgjedhore.

Opozita kur ishte në parlament doli me një projektligj, një lloj vettingu për politikanët, Komisioni i Venecias dha një vlerësim negativ, por ai është një draft që mund të përmirësohet.

Ndërsa opozitës do t’i thoja shumë mirë që kritikon qeverinë. Ka pika ku jam dakord me kritikat tuaja, por më jepni recetën, si ta zgjidhim korrupsionin, një dukuri që ka prekur edhe qverinë tuaj.

Opozita mund të ndërtojë koalicione me komunitetin ndërkombëtar. Nëse opozita ka projekte të mira, ata mund të gjejnë aleatë në komunitetin ndërkombëtar”, tha ambasadori Borchardt në RTSH.