Ballina Aktualitet Kim Mehmet fyen shqiptarë me “matsin” e qytetarisë: Monika dhe Luli “përfaqësues...

Kim Mehmet fyen shqiptarë me “matsin” e qytetarisë: Monika dhe Luli “përfaqësues të qytetarisë” në Shqipëri, luftëtar kundër barbarisë që përfaqësohet nga Rama!

13

Kim Mehmeti shprehet se përplasjet e ditëve të fundit në Tiranë janë fillimi i një lufte mes qytetarisë dhe barbarisë. Mirëpo Kimi nga Maqedonia ka ndarë si përfaqësues të qyetetarisë dy njerzit më të përlyer dhe më të akuzuar për poshtërsi, vjedhje, mashtrim e deri vrasje në këtë vend, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhi .

Kjo është një fyerje e inteligjencës së votuesve shqiptar, që sipas këtij Kimit paskan votuar një “barbar” si Rama dhe jo këto “heronjë” që i dashuron vetëm Kim Yongu dhe soj i këtij Kimi. Për të ardhur keq për këto lehsa si puna e tij që nuk arrinë të kuptojnë për shkak të aftësisë për të kuptuar se e vetmja luftë që po bëhet në Shqipëri është ajo mes zhvillimit dhe `kufomave politike që duan të ringjallen dhe dhe t’i shpëtojnë turrës së dreuve të drejtësisë

“Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pa kompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij.

Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtarë, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!

E nëse mbi gërmadhat e Teatrit të deridjeshëm Kombëtarë do rindërtohet godina e deridjeshme e tij ashtu siç ishte, kjo do jetë përmendore e fitores së qytetarisë shqiptare.

Pra Tirana e sotme ka dy zgjidhje: o do e rikthejë fytyrën e bukur të saj dhe kujtesën për të shkuarën e lavdishme teatrore, o do bëhet me dy piramidat të tragjedisë dhe turpit të vet – atë të Enverit dhe këtë të renë të Piktorit!” /Ekskluzive.al