Ballina Aktualitet Klosi lëshon “bombën”: Vendimi i Berishës për Malin e Tomorrit është korruptiv,...

Klosi lëshon “bombën”: Vendimi i Berishës për Malin e Tomorrit është korruptiv, turp për administratën që l

32

Këshilli Kombëtar i Territorit është mbledhur pasditen e sotme për të diskutuar lidhur me zgjerimin e zonës së mbrojtur në Malin e Tomorrit. Në një prononcim para mediave të pranishme, ministri për Turizmin dhe Mjedisin, Blendi Klosi është shprehur se kanë gjithë mbështetjen e komunitetit për të ndrqur gabimin e bërë me VKM-në e vitit 2012. Sipas Klosit, vendimi i dhënë në kohën e qeverisjes së Sali Berishës ka tendenca korruptive dhe për këtë shkak Mali i Tomorrit është kthyer në një vend turpi.

“Jemi për të gjykuar një vendim të Sali Berishës në 2012-ën me shumë ngjyra korruptive në të. Ne na kërkohet tashmë të rikuprojmë një gabim, që nëse s’do ishte bërë sot do të kishim një zonë të mbrojtur të specieve endemike dhe jo një zonë të degraduar.

Mali i Tomorrit është shëndrruar në një vend turpi. Mali i Tomorrit duhet mbrojtur, kemi biseduar me mijëra qytetarë dhe garantojmë që askush, përveç 10 bizneseve që operojnë, nuk është pro që të vijojë kjo katrahurë. Cilësia e ujit rrezikohet të dëmtohet për tre zona.

Ne do të vazhdojmë të kryejmë të njëjtën procedurë se përse duhet të jenë zona të mbrojtura. 10 bizneset janë në shkelje, dhe sot janë me leje të revokuar. Ne do të vazhdojmë që të kthejmë në vend padrejtësinë që i është bërë këtij mali. Turp për administratën që lejon të vazhdojë kjo situatë,“-tha Klosi gjatë fjalës së tij.

Gjykata Administrative e Tiranës më 3 gusht ka hedhur vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit. Vendim i cili ishte marrë në vitin 2012. Banorët janë indinjuar nga vendimi duke nënshkruar një peticion kundër vendimit të Administratives. Ndërsa ministri i Turizmit Blendi Klosi ka premtuar apelimin në Gjykatën e Lartë.