Ballina Aktualitet Kolegji turk “Turgut Ozal” nën hetim nga Prokuroria për pastrim parash

Kolegji turk “Turgut Ozal” nën hetim nga Prokuroria për pastrim parash

27

Kolegji turk “Turgut Ozal” është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, pasi dyshohet për pastrim parash.

Dy pronarët e rinj të shkollës janë marrë në pyetje nga ana e krimit ekonomik në polici.

Dyshimet nisën pasi në 3 vite janë konstatuar transaksione të dyshimta shitblerjesh pronash nëpërmjet NIPT të Shkollës e derdhje parash.

Këto transaksione nuk korrespondojnë në vlerat e shkollimit dhe numrit të nxënësve.

Në sitë është një vlerë prej 10 mln dollarë e shitjes së shkollës. Deri tani në Shqipëri janë pyetur 4 persona ditën e enjte nga krimi ekonomik.

Deri tani ska asnjë masë sekuestro apo fakt për të vendosur masë si ndaj shkollës dhe llogarive bankare.

Hetimi i nisur pas derdhjes së vlerës prej 10 mln dollarë e shitjeve te aksioneve të Turgut Ozal. Ndërkohë 2 shtetas turq të cilët janë në listë për tu pyetur nuk janë gjetur në Tiranë janë larguar para 3 muaj. CNA.al/