Ballina Aktualitet Komisioneri i BE për Zgjerimin: Nuk ka nevojë t’i tregojmë Shqipërisë së...

Komisioneri i BE për Zgjerimin: Nuk ka nevojë t’i tregojmë Shqipërisë së çfarë teatresh të ndërtojë!

20

Komisionieri për zgjerim i BE Oliver Varhelyi gjatë një debati në Parlamentin Europian ditën e sotme u shpreh se nuk i përket Brukselit t’i tregojë vendeve të tjera se cfarë lloj teatresh të ndërtojnë.

Kjo deklaratë e tij u bë gjatë një debati me europarlamentarë në lidhje me marrëdheniet e BE me vendet fqinje të saj.

Në përgjigje të pyetjeve në lidhje me çështjen e teatrit kombëtar ai u shpreh se ndonëse do të ishte e udhës që të gjehej mirëkuptimi mes palëve, çështja e ndërtimit të një teatri është çështje e brendshme dhe i takon Shqipërisë të vendosë për të.

“Kuptoj që është kompetencë e secilit shtet për të diskutuar në lidhje me teatrin e tij kombëtar pa patur nevojë që ne t’i tregojmë atyre se çfarë teatri kombëtar duhet të ndërtojnë.

E rëndësishme është që të mos bëhet në mënyrë konfliktuale. Dhe përfshirja e shoqërisë civile është siguruar në këtë proces dhe për këtë të fundit ishim dakord me kryeministrin Rama”