Ballina Aktualitet Komisioneri Varhelyi bisedë me Ramën: Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën...

Komisioneri Varhelyi bisedë me Ramën: Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE

23

Një “vizitë” virutale e ka cilësuar komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi bisedën me kryeministrin Edi Rama, ku i ka shprehur se pret që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së.

Në postimin e tij në Twitter, Varhelyi zbardh bisedën me kryeministrin Rama, ku shkruan se kanë biseduar për punën e vazhdueshme brenda kornizave të bisedimeve për integrimin në BE.

Më tej Varhelyi shkruan se me Ramën folën edhe për mbështetjen e BE në luftën kundër COVID-19 dhe për përgatitjen e Samitit të Sofies javën e ardhshme.

‘Një vizitë virtuale me kryeministrin Edi Rama, diskutuam për punën e vazhdueshme të Shqipërisë në plotësimin e kornizave për bisedimet, mbështetjen kundër COVID-19, si dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së’, shkruan komisioneri Oliver Varhelyi.