Ballina Aktualitet Komisioni hetimor ndaj BasKomisioni hetimor ndaj Bashës, Pandeli Majko bën deklaratën e...

Komisioni hetimor ndaj BasKomisioni hetimor ndaj Bashës, Pandeli Majko bën deklaratën e papritur: Pas 25 prillit do ju duket

16

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka komentuar së fundmi ngritje e Komisionit hetimor për rolin e Lulzim Bashës në kohën që ka qenë pjesë e UNMIK-ut, teksa është shprehur se është një retorikë pasi ndodhemi përpara zgjedhjeve.

“Një pjesë e këtyre temave janë diskutuar edhe më parë, por ne në Shqipëri kemi deklaruar datën e zgjedhjeve, na ndajnë rreth 100 ditë dhe retorikat e përplasjeve janë të natyrshme.

Ajo që mund të diskutohet është kush ka qenë pozicioni real i politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë sepse ka pasur një histori edhe me dorashka, por koha do ta tregojë të vërtetën”, tha ai.

Por a parashikon Majko një ulje tonesh? “Jo! Nuk besoj, të jemi të sinqertë, kjo histori do të jetë deri në 25 prill. Pas 25 prillit do të ju duket çudi sa gjëra do të ndryshojnë. Debati i politikanëve shqiptarë është për të mbledhur secili votat e veta dhe pas 25 prillit është një histori e re” tha ai për AbcNews.