Ballina Aktualitet Komisioni i Jashtëm nis sesionin e punimeve për Shqipërinë dhe vendet e...

Komisioni i Jashtëm nis sesionin e punimeve për Shqipërinë dhe vendet e tjera, zbulohet çfarë do të ndodhë nesër

35

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian do të mblidhet ditën e nesërme për të nisur sesionin e ri të punimeve për periudhën 2019-2020.

Në fokus të diskutimeve janë procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria.

Mbledhja e nesërme do të bashkojë personalitete të shteteve europiane si: ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni, ish-presidenti rumun Trajan Basesku dhe disa ish-ministra të jashtëm të disa vendeve anëtare të BE-së.

Ky organ do të drejtohet nga gjermani David McAllister.

Shqipëria pret këtë vit përgjigjen pozitive nga BE për hapjen e negociatave për anëtarësim drejt Europës së Bashkuar.