Ballina Aktualitet Komiteti i ekspertëve izolon vendin, asnjë në rrugë pas kësaj ore: Ja...

Komiteti i ekspertëve izolon vendin, asnjë në rrugë pas kësaj ore: Ja oraret që duhet të futeni në karantinë

67

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për të njoftuar masa të reja parandaluese ndaj pandemisë. Zv.ministrj Rakacolli ka njoftuar se do të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00.

“Kemi analizuar me hollësi dhe në detaje rezultatin e masave të marra deri më tani si dhe eksperiencën e vendeve përreth.

Kemi evidentuar se në Shqipëri është vënë re një shtim i transmetueshmërisë së infeksionit. Është rritur edhe incidenca.

Në kushtet ku nuk ka ende një kurrë, mënyra më e mirë është parandalimi. Duke analizuar shifrat, shkaqet, rekomandimet e organizatës së OBSH-së komiteti propozon të merren disa masa në përputhje me strategjinë tone vjeshtë-dimër.

Ne vlerësojmë se duhet ti marrim këto masa dhe i konsiderojmë ato të domosdoshme për pengimin e përhapjes së këtij infeksioni.

Masa që ne kemi vendosur është izolimi i vendit nga ora 22:00 deri në ora 06:00. Lokalet dhe restorantet mbyllur, përveç shërbimeve delivery. Hyjnë në fuqi të mërkurën, më datë 11. Rishikohen çdo javë”, u shpreh Rakacolli.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com