Ballina Aktualitet Kroacia kërkon ndihmën e Edi Ramës, heton presidentin për pushimet në brigjet...

Kroacia kërkon ndihmën e Edi Ramës, heton presidentin për pushimet në brigjet shqiptare

22

Edi Rama është kthyer në 24 orët e fundit në liderin më të përfolur në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Pas vënies në epiqendër të zgjidhjes së krizës bjelloruse dhe ftesës në gjuhën serbe ndaj popullit malazez, sot Edi Ramës po i kërkohet nga Kroacia nëse e kishte punësuar si këshilltar Presidentin e tyre Zoran Milanoviç, sa para janë shpenzuar për pritjen e tij ne rezidencën e Dhërmiut, në vizitat në Gjirokastër dhe çfarë dhuratash kanë shkëmbyer.

Situatë pak e çuditshme kjo nga ajo e Shqipërisë së 30 viteve të fundit ku media, politika dhe opinioni publik nuk vë në diskutim të tilla çështje.

Bëhet fjalë për pushimet verore shqiptare të Presidentit kroat në Shqipëri në mes të Gushtit për të cilën kanë nisur hetimet nga komisioni shtetëror për konfliktin e interesit.

Ata nuk janë të kënaqur me deklaratën e shkruar të Milanoviç se këto pushime me ftesë të kryeministrit Rama ishin pjesë e detyrave të tij presidenciale.

Mediat në Zagreb kanë zbuluar se Presidenti i tyre përdori një helikopter ushtarak dhe një anije të Marinës Kroate dikur e përdorur nga Marshalli Tito për atë udhëtim, shpenzimet e së cilit janë mbuluar nga paratë e taksapaguesve kroate.

“Nga njëra anë, thuhet se ishte një udhëtim privat, nga ana tjetër, na është thënë në përgjigje tjetër se ishte për qëllime zyrtare. Rezultojnë fakte që janë kontradiktore dhe që ne duhet t’i verifikojmë. Ne patjetër kemi nevojë për dokumente për të mbështetur atë që shkruhet nga Presidenca”.

Presidenti shkruan se akomodimin ja ka siguruar mikëpritësi shqiptar Rama. Mediat në Kroaci kanë publikuar fotografitë e jahtit të Titos të ankoruar ne bregdetin shqiptar. Përveç detajeve të udhëtimit dyditor, Komisioni gjithashtu dëshiron të sqarojë plotësisht marrëdhëniet e Milanoviçit me Ramën nëse zyrtarisht ka qenë i punësuar si këshilltar i kryeministrit shqiptar për Integrimin evropian.

Zoran Milanoviç pas humbjes së zgjedhjeve të parakohshme në Shtator të vitit 2016 u shkëput nga politika për t’u marrë me një kompani private, e cila ofronte konsulencë.

Milanoviç për disa vite ka qenë edhe këshilltar i Kryeministri Edi Rama, fakt i cili gjendet i publikuar në edhe faqen Wikipedia. Mësohet se Zoran Milanoviç e ka këshilluar kryeministrin Rama për çështjet e integrimit.

Për Milanoviç kjo është detyra e dytë më e lartë shtetërore. Nga viti 2011-2016, kryetari i atëhershëm i Partisë Socialdemokrate, ka qenë kryeministër i Kroacisë.

Ministria e Mbrojtjes kroate ka konfirmuar se Presidenti i Milanovic kishte në dispozicion një anije ushtarake dhe një helikopter nga data 11 deri në 14 Gusht në nisje dhe kthimin nga Shqipëria.

Kostot totale të transportit arrijnë pak më shumë se 100 mijë Kuna ose 132 mijë Euro. Zyrtarët e komisionit thonë se presidenti duhet t’i kthejë paratë nëse udhëtimi drejt Shqipërisë ishte privat.