Ballina Aktualitet Kryemadhi “ndan” postet në parlamentin e fallit: Meta s’bëhet kryeministër se është...

Kryemadhi “ndan” postet në parlamentin e fallit: Meta s’bëhet kryeministër se është Basha! Po ka qejf ministër i Bre

14

Monika Kryemadhi reagon për lajmin e përhapur në media se presidenti Ilir Meta mund të synojë postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të 2021-shit.

Teksa vlerësoi lart karrierën politike të Lulzim Bashës, Kryemadhi tha se Meta nuk ka gjasa të bëhet kryeministër pasi ai post i takon Bashës, si kryetar i opozitës së bashkuar.

Megjithatë, në një intervistë per median, Kryemadhi nuk përjashtoi mundësinë që Meta të synojë postin e ministrit të Brendshëm.

“Ajo e para e kryeministrit të jeni të bindur që nuk ndodh, se është Basha kryeministri i Opozitës së Bashkuar, kjo e dyta (ministër i Brendshëm) mund të ndodhë, po e pati me qejf Ilir Meta…

Dashuria e Metës për Bashën është dashuri politike, nuk është në doza të pakta”, u shpreh Kryemadhi.