Ballina Aktualitet Kryeministri malazez i habit të gjithë: Ja si e kalova në këmbë...

Kryeministri malazez i habit të gjithë: Ja si e kalova në këmbë koronavirusin, nuk do të infektoheni nëse…

22

Kryeministri i mandatuar i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç deklaroi publikisht se masat anti-Covid janë të panevojshme nëse qytetarët janë fetarë, besojnë në Zot.

Sipas Krivokapiç besimi në zot është ai që tund malet dhe jo masat e kota që s’kanë asnjë vlerë.

“Nëse keni fe, nuk keni asnjë problem, nuk do të infektoheni nga kungimi”, ka thënë ai. I pyetur nëse masat kundër pandemisë së koronavirusit janë ta palogjikshme nëse ka fe, ai tha “natyrisht”.

Portali i njohur “CDM” i ka quajtur këto deklarata të rrezikshme, derisa gazeta “Vijesti” i ka quajtur skandaloze. Edhe partitë politikë e kanë kritikuar për këtë qasje ndaj pandemisë.

“Retorika që kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapiç demonstroi publikisht mbrëmë, duke folur për fenë dhe koronavirusin, është skandaloze dhe e rrezikshme. Mandatari tha në emisionin Naisto TV Vijesti se ai e kapërceu koronavirusin në këmbë, dhe pas kësaj ai deklaroi: “Nëse keni besim te feja, nuk keni asnjë problem, nuk do të infektoheni me kungimin me të njëjtën lugë me besimtarët e tjerë””, shkruan CDM.

Në Malin e Zi kohët e fundit është rritur së tepërmi numri i të prekurve me koronavirus. Deri më tash, në këtë vend me pak mbi 600 mijë banorë, janë regjistruar mbi 25 mijë raste pozitive dhe 364 raste të vdekjes.