Ballina Aktualitet Kryeministri Rama e nis ditën me lajmin e mirë për qytetarët: Tirana...

Kryeministri Rama e nis ditën me lajmin e mirë për qytetarët: Tirana së shpejti me spital të ri!

43

Kryeministri, Edi Rama ka uruar mirëmëngjes duke lajmëruar se së shpejti qytetarët do të kenë një spital të ri me standarde bashkëkohore. Sipas videos që ka hedhur kryeministri në spitalin e ri të Kirurgjisë në QSUT, 7 salla operacioni do të jenë me pajisje moderne dhe do të vendosen 120 shtretër të rinj. Janë shpenzuar 8,8 milionë euro për rikonstruktimin e brendshëm të spitalit dhe vendosjen e aparaturave më të sofistikuara të teknologjisë së lartë, sipas kryeministrit.

Gjatë mëngjesit të sotëm, ministrja Manastirliu ka parë procesin e rregullimit të spitalit, që do të jetë së shpejti gati.