Ballina Aktualitet Kryeministri Rama i përgjigjet Metës: Të informohet mirë, s’ka ‘rafting’ me Kushtetuesen!...

Kryeministri Rama i përgjigjet Metës: Të informohet mirë, s’ka ‘rafting’ me Kushtetuesen! Kjo është si puna e kanion

19

Gjatë një prononcimi për mediat nga Vjena, kryeministri Rama u pyet edhe për deklaratën e Presidentit Meta se do të mbrojë Kushtetutën përsa i përket pretendimeve të Greqisë për t’i zgjeruar me 12 milje në Detin Jon.

Gazetarja: Presidenti Ilir Meta u shpreh se do të mbrojë Kushtetutën?

Edi Rama: Presidenti dihet, s’është nevoja të na e kujtoni sërish, por duhet të dijë se para se të thotë se përse ka shkuar atje se atë e dimë. Të informohet mirë, të mos ngatërrojë Kushtetutën e Shqipërisë me të drejtën e Greqisë për t’u shtrirë në ujërat e përbashkëta.

Të bëjë atë që duhet të bëjë. Kjo është si puna e kanioneve të Skraparit. Meta të jetë i qetë, s’ka rafting me Kushtetuesen.