Ballina Aktualitet Kryeministri Rama publikon pamjet mbresëlënëse dhe bën premtimin e madh për gjithë...

Kryeministri Rama publikon pamjet mbresëlënëse dhe bën premtimin e madh për gjithë qytetarët shqiptarë: Së shpejti

19

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale disa pamje nga rrugët e ndërtuara në zonat veriore të vendit.

Krahas tyre Rama premton se së shpejti do të nisë hapja e kantierit madh Milot – Thumanë – Tiranë që vazhdon me Rrogozhinën e deri në bypassin e Fierit, si edhe pak më pas me Milot – Muriqanin.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto ndërtime e rindërtime të tjera të rrugëve të lëna rrugëve në Veriun e Shqipërisë, ku së shpejti nisim me hapjen e kantierit të madh Milot – Thumanë – Tiranë që vazhdon me Rrogozhinën e deri në bypassin e Fierit, si edhe pak më pas me Milot – Muriqanin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.