Ballina Aktualitet Kryeministri Rama tregon dy bisedat me homologun grek e thumbon Fevziun për...

Kryeministri Rama tregon dy bisedat me homologun grek e thumbon Fevziun për mandatin e tretë: Me Mitsotaqis kam folur për të

23

Kryeministri Edi Rama thotë se dy herë ka diskutuar me homologun grek, Micotaqis, me të cilin sipas tij, nuk ka diskutuar asnjëherë për çështjen e detit.

Gjatë përgjigjes për këtë çështje, ai thumboi edhe gazetarin Blendi Fevziu.

Pjesë nga dialogu:

Rama: Me kryeministrin Micotaqis kam folur saktësisht dy herë. Një herë kur ai me shumë mirësi më ka marrë në telefon kur ra tërmeti dhe më ka thënë çfarë mund të bëj unë. Ka dërguar trupat me shpejtësi.

Fevziu: Shumë faleminderit!

Rama: Ia kam thënë unë edhe në emrin tënd pavarësisht se nuk “meritoj” mandat të tretë.

Fevziu: Shumë mirë që e di edhe vetë!

Rama: Herën e dytë, kemi folur kur jam konsultuar me të për çështjen e fazës së dytë e përballjes me Covidin. Këto janë dy bisedat e mia me kryeministrin grek dhe e kam takuar ndonjëherë.

Takimi i vetëm që kemi pas ka qenë në OKB dhe një takim tjetër në Athinë ku nuk kemi folur asnjë sekondë për këtë çështje.