Kuqezinjtë e nisin me gol Ligën e Kombeve/ Cikalleshi zhbllokon shifrat në Bjellorusi – Descript

19

Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh ndaj Bjellorusisë (1-0) falë golit të Sokol Cikalleshit.

Kombëtarja është treguar e qetë dhe dominuese në 25 minutat e para, teksa disa herë i janë afruar portës së vendasve.

U desh një goditje nga jashtë zonës e sulmuesit kavajas Cikalleshi, i ndihmuar nga një devijim i vogël i Kejdi Bares që topi të tundte cepin e majtë të portës së Aleksandr Gutor.

Shqipëria luan ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve, teksa pas 3 ditësh kthehet për të luajtur ndaj Lituanisë në ”Air Albania Stadium”.

The post Kuqezinjtë e nisin me gol Ligën e Kombeve/ Cikalleshi zhbllokon shifrat në Bjellorusi appeared first on Descript.