26/09/2019

Kur demokraci për kompraçikozët politik e të paditurit do të thotë: Të ofendosh një femër e mos ta lësh të flasë

rudina-nxenesi.jpg

Për të ardhur keq, ishte incidenti sot në Shkodër mes një djali të ri dhe deputetes së PD-së Rudina Hajdari, e cila u sulmua nga nxënësi, i cili në vend që të jap shembullin e tij personal, bie në batakun e politikës së mbrapshtë të liderëve allasoj, si modeli më i keq për tu ndjekur.

Në fakt, nxënësi është i pafaj! I pafaj sepse u përdor në mënyrën më të keqe, për të krijuar një incident pa asnjë motiv, me argumentat që edhe një fëmijë kopshti nuk do të guxonte t’i artikulonte.

Por se, nxënësi është “viktima” e radhës e atyre që e kanë udhëzuar, e si analfabet funksional sikurse janë, ia dërrmuan deri në dhembje figurën e tij. E këtu nuk bëhet fjalë vetëm për djaloshin, por për damkën që i kanë stampuar rinisë duke i hedhur sa në mitingje e sa në protesta, për kauzat pa dobi e që nuk kanë qenë kurrë të tyret.

Njësoj edhe sot, idioti e sharlatani e udhëzoi nxënësin të fyente një femër, madje dhe personalisht. Kurrë dhe ju siguroj për këtë, se një djal në moshën e atij që pamë të gjithë në televizion, nuk do guxonte të bënte një gjë të tillë. Madje pyesni shoqet e tij të klasës, pallatit, madje dhe nënën apo motrën… nëse është mundësia dhe prej tyre do të dëgjoni fjalët më të mira për të.

Por, politika e jonë e drejtuar nga injorantët, i ka dhënë formën që duan rinisë, tamam si kompraçikozët, që përdoreshin fëmijët për të argëtuar epshet perverse të pasunarëve, duke i stampuar një buzëqeshje në fytyrë, e në vend që të qeshim, na bëjnë veçse për të qarë.

Sigurisht i yshtur nga kompraçikozët politik, që nuk e njohin aspak demokracinë dhe as ç’ka është shkruar apo jetuar nga komunizmi, padyshim djali nisi ta fyente sipas urdhëruesit se ajo nuk e njihte të atin dhe aq më tepër demokracinë!

Azem Hajdari, babai i vajzës që ke përballë i dashur djalë, e që ajo e njeh mirë dhe mbi të cilin ka marrë mësim, luftoi kundër komunizmit, për demokracinë e atyre që nuk e fyejnë kurrë një femër, sidomos kur ka diçka për të thënë, qoftë edhe gabim… mbi parimin e mendimit të lirë!/Ekskluzive.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com